Creative Hub po hap zyrat e saj në Tiranë. Ky brand Ballkanik i cili ka qenë pjesë e listës “Forbes under 30 Europe”, pas Shkupit po e zgjeron aktivitetin e saj edhe në Tiranë.
Creative Hub është një hapësirë trajnimesh profesionale e themeluar nga dyshja motër e vëlla, Arijana dhe Bojan Koskarovi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kjo qendër profesionale ka për synim t’iu japë profesionisteve aspirantë aftësi konkrete në marketing, burime njerëzore, web dizajn, dizajn grafik, reklamim dhe shumë të tjera.
HUB-i vepron mbi një qasje prej 5P-sh, të përqendruara në:
1. Programe që përmbushin nevojat e tregut
2. Pedagogë të cilët janë ekspertë të fushës
3. Evente për prezantime midis profesionistëve
4. Takim me Pedagogët dhe Master-klasa
5.Internship i paguar për çdo student.
Mund të mësosh më shumë në webite-in e tyre creativehub.al ose në faqen e tyre të Facebook-ut: Creative Hub Tirana. Kjo qendër do të hapet zyrtarisht në shtator me vendndodhje në Rrugën Pjetër Budi.