Site icon Telegrafi

Brendi i madh italian, hapet në Pejë

Investimet në Pejë vazhdojnë, hapet dyqani italian i veshjeve për fëmijë Blukids në qendër të qytetit.

Pas suksesit njëvjeçar që pati në Prishtinë, brendi italian Blukids me veshje biocotton për fëmijë po hapet edhe në Pejë. Hapja do të bëhet me date 26 gusht me koleksionin e ri BACK TO SCHOOL dhe me të gjitha produktet tjera të imagjinueshme për veshjen e fëmijëve dhe të rinjve. Blukids është brend italian i veshjeve, dedikuar për fëmijë nga mosha 0 deri 14 vjeç dhe pjesë e kompanisë së katërt më të madhe në botë të tekstilit Gruppo Coin.

Në Itali është brend lider me mbi 35% pjesëmarrje të tregut në veshjet për fëmijë dhe mban licencën e prodhimit të produkteve OEKO TEX (bio cotton), që tregon se pambuku i përdorur është i pastër dhe i përpunuar pa substanca kimike. Koleksioni dallohet për cilësinë dhe përdorimin e fibrave natyrore. Gama përfshin gjithashtu të brendshme, aksesorë dhe këpucë, të gjitha produktet janë bërë që fëmijët të ndihen rehat.

Sipas menaxherëve nga Kosova të brendit italian, cilësia e produkteve Blukids është sinonim i funksionalitetit dhe i komoditetit. Sipas tyre misoni i Blukids Kosova është që të ju ofrojë prindërve në Kosovë produkte të kualitetit të lartë për fëmijët e tyre me çmime shumë të arsyeshme. Produktet Blukids janë të dizajnuara në Itali dhe janë të stiluara për të gjitha llojet e aktiviteteve dhe rasteve.

Blukids prodhon me licencë nga Disney produkte me të gjitha karakteret e njohura për fëmijë: Spiderman, Batman, Tom & Jerry, Looney Tunes, Mickey Mouse, Frozen, etj. Blukids është brand që është duke u zgjeruar me shtrirjen e rrjetit të dyqaneve në të gjithë botën, nga Evropa e deri ne Afriken e Jugut, gjithashtu në të gjitha shtetet e Ballkanit. Blukids Kosova ofron kualitet të lartë të produkteve me çmime të përballueshme.

Pika në Pejë hapet në rrugën Mretëresha Teutë, përballë hotelit Dukagjini.

Për më shumë kliko këtu

Exit mobile version