Site icon Telegrafi

Brendi kosovar i “Mr. Rex” prezantohet edhe jashtë kufijve (Foto)

Stilisti i njohur kosovar Rexhep Zylfiu që tashmë mban emrin artistik “Mr. Rex” sapo ka sjellë në treg koleksionin e tij më të ri vjeshtë/dimër, dhe promovimi i veshjeve të tij tashmë ka kaluar edhe kufijtë.

Së fundmi Mr. Rex ka bërë prezantimin e brendit të tij në Cyrih të Zvicrës, gjersa tregon se interesimi ka qenë i madh edhe atje: “Ka kohë që kam një klientelë shumë të mirë në Zvicër, dhe për këtë arsye në një mënyrë apo një tjetër, e kam ndier të nevojshme të bëj një prezantim më afër atyre që i pëlqejnë veshjet e mija. Koleksioni është pritur jashtëzakonshme mirë dhe kemi pasur mjaft shumë interesim edhe shitje”, është shprehur ai për Telegrafin.

Por, ekskluziviteti i veshjeve të tij sigurisht që është në Kosovë, pasi tash e një kohë stilisti posedon dyqanin e tij në një nga qendrat tregtare të Prishtinës. Ai tregon se edhe në Kosovë interesimi është i madh njashtu dhe pëlqyeshmëria e publikut: “Edhe në Kosovë kemi klientelën tonë me të cilën punojmë, kjo edhe na mbanë të punojmë më shumë, edhe njerëzit në Kosovë kanë një interesim shumë të madh mbi modën dhe atë uniken”, ka shtuar më tej stilisti.

Brendi i “Mr. Rex” është kryesisht i fokusuar në krijimin e veshjeve për meshkuj, por tash e një kohë ai stilon edhe për femra.

Në vazhdimin e bisedës për Telegrafin, stilisti ka rrëfyer edhe për ngjyrat dhe detajet e koleksionit të tij më të fundit: “Kësaj here përveç ngjyrës të mbyllur si të zezë, dhe ngjyrës teget kam pasur edhe një laramani mes ngjyrës së kremtë dhe hiri, në setrat dhe palltot e meshkujve, në ato çka ne karakterizohemi më së shumti”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version