Telegrafi

Brendi i këpucëve Birkenstock prezanton krevatet e veçanta në stilin e pantoflave

Instalacion i krevatit Toogood x Birkenstock (Foto: Architectural Digest/Matteo Carcelli)

Brendi gjerman i këpucëve, Birkenstock, ka prezantuar bashkëpunimin me dizajneren britanike, Faye Toogood, e cila krahas këpucëve karakteristikave, ka dizajnuar edhe orenditë.

Studiot Toogood dhe Birkenstock kanë bashkëpunuar në këtë koleksion që përfshin këpucë, aksesorë, rroba dhe mbase një pjesë befasuese – një shtrat i krijuar posaçërisht.

Edhe pse Birkenstock njihet për këpucë, sidomos për pantofla, pak dihet se kjo kompani prodhon edhe krevate luksoze që nga viti 2017.

Dizajnerja Faye Toogood duke qëndruar mbi krevatin ‘Toogood x Birkenstock’ (Foto: Architectural Digest/Tom Johnson)

Siç transmeton revista Elle, lidhur me këtë bashkëpunim, dizajnerja Faye ka deklaruar: “E admiroj përkushtimin e Birkenstock për të punuar me materiale të qëndrueshme dhe dizajnin që merr në konsideratë qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e produkteve”.

Architectural Digest raporton se brendi gjerman është kujdesur që cilësia dhe komoditeti të jenë më të rëndësishmit për produktet e tyre, duke aplikuar të njëjtin funksionalitet të dizajnit të këpucëve edhe në krevatet e tyre. /Telegrafi/

Krevati i ndërtuar në stilin e pantoflave (Foto: Architectural Digest)