Site icon Telegrafi

Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar – EBC

Keune, brendi i famshëm holandez për kujdesin e flokëve njofton zyrtarisht zgjerimin e tij në Kosovë nën ombrellën e EBC Distribution. 

Me ardhjen e këtij brendi, sot organizohet Seminar me edukatorë të çertifikuar duke filluar në ora 18:00 në Hotel Sheraton Marigonë duke mirëpritur të gjithë stilistët e flokëve.  

Keune, brend profesional i kujdesit të flokëve nga Amsterdam, është i ndërtuar mbi besnikërinë ndaj stilistëve të flokëve. Me 100 vite përvojë tani distribuimi i brendit Keune në Kosovë është nën ombrellën e EBC Distribution. 

Për artistët e vërtetë të ngjyrave, Keune Color është zgjidhja juaj përfundimtare për të gjitha ëndrrat tuaja në ndërhyrje të flokëve dhe ngjyrave duke ju ofruar një gamë të jashtëzakonshme të produkteve.

Me Tinta Color: nga të kuqet e ndritshme deri te mbulimi i plotë i fijeve gri. Me tonerët dhe glazurat e Semi Color deri te fijet e bukura blonde me serinë e Ultimate Blonde. Çfarëdo që keni me mendje Keune Color e ofron atë. 

Nëse jeni një stilist/e flokësh që kërkon të përmirësoni aftësitë tuaja dhe të eksploroni botën e Keune, mos e humbisni këtë seminar! Do të jetë një mundësi fantastike për të mësuar. 

Exit mobile version