Site icon Telegrafi

Brendi Dacia arrin vlerën 1.2 miliard euro

Vlera e brendit Dacia tani tejkalon shumën prej një miliard eurove, ndërsa prodhuesi ka prezencë në 34 tregje të ndryshme të botës.

Prodhuesi i famshëm evropian i veturave, Dacia, është marka më e vlefshme rumune, vlera e të cilës ka arritur në 1.2 miliard euro, ndërsa Dedeman është markë e dytë më e vlefshme në vend me 100 për qind të aksioneve që mbahen nga bizneset vendore. Dedeman është vlerësuar në 206 milionë euro.

Renditja është lëshuar nga Brand Finance, firma e njohur e konsulencës dhe analizës së markave në shumë tregje të botës.

Marka e Dacia, e ringjallur pas përvetësimit nga ana e liderit global të veturave momentalisht, kompanisë Renault, është marka më e vlefshme rumune e vitit 2017, dhe e vetmja deri tani me vlerë mbi një miliard euro.

Në ditët e sotme, Dacia është markë e dytë e Renaultit nga shitjet me prezencë në 34 vende dhe mbi 90 për qind të prodhimit lokal të shitur jashtë vendit.

Exit mobile version