Brendi Bora sjell produktin më të ri, pelenën Bora. Ky produkt ka një cilësi të lartë, është i testuar ndërkombëtarisht dhe gjendet në të gjitha marketet tona. Lidhur me këtë, ju njoftojmë se sot hapet kampanja #HappyBora. Çdo javë një familje do ta ketë mundësinë që të fitojë një ulëse për veturë Chipolino. Pjesë e kampanjës është kënga më e pëlqyer e fëmijëve, “Qengji i vogël” e interpretuar nga Pëllumb Hajdari, e cila ka rreth 57 milionë klikime në kanalin Youtube, ndërsa ne për përdorimin e saj i kemi siguruar të drejtat nga vet autori.
Bëhuni pjesë e kampanjës #HappyBora duke dërguar fotografi ose video nga momentet e lumtura me fëmijën tuaj dhe kështu hyni në garën në të cilën ju mund të fitoni dhuratën e lartpërmendur. Përparësi do të kenë ato foto/video, të cilat kanë të vendosur ndonjë produkt të brendit Bora.
Loja shpërblyese zgjat deri në fund të muajit janar të 2017-tës, ndërsa deri atëherë ne do të kemi çdo javë nga një fitues.
Përzgjedhja e fituesve do të bëhet nga stafi i Bora-s, i cili do të bëjë vlerësimin e fotos/videos më kreative, më gazmore dhe më emocionale.