Telegrafi

Brendësia e iPhone 12, i hollë dhe i lehtë – dalin pamjet e para të një vështrimi ndryshe

Ajo që ka të ngjarë të jetë videoja e parë e çmontimit të një iPhone 12 të ri, ka dalë në mediat sociale kineze, duke treguar pjesët e brendshme të telefonit të ri Apple.

iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro u bënë të disponueshëm për para porosi më herët në tetor dhe zyrtarisht lansohen të premten, 23 tetor. Por përpara kësaj date, të paktën një person mori në duart e tyre një nga modelet e reja, transmeton Telegrafi.

Në një video e çmontimit të iPhone 12 nga DuanRui në Twitter, na jep një vështrim të parë në ndërtimin e brendshëm të iPhone 12.

Video është e shkurtër në vetëm dy minuta dhe njëzet sekonda. Por ai jep një paraqitje të shkurtër të disa prej ndryshimeve që Apple ka bërë me këtë telefon.

Është pak e vështirë të besohet se kjo video është e vërtetë, veçanërisht duke pasur parasysh shkurtësinë e tij, edhe atë se iPhone 12 ende nuk ka dalë në shitje zyrtarisht.

Megjithatë duket se në dorën e tij është një iPhone 12. /Telegrafi/