Telegrafi

Brenda zyrës super luksoze të Kylie Jenner

Miliarderja më e re në botë, Kylie Jenner së fundmi ka treguar disa pamje nga zyrat super luksoze, që ka zgjedhur për vete dhe për stafin e madh që punon në linjën e saj kozmetike

Miliarderja ka postuar një video në kanalin e saj të YouTube ku ka treguar hapësirën gjigante të hollit dhe zyrat e shumta të punonjësve që po ta vini re mbizotëron ngjyra rozë.

Po ashtu në video vihen re ambienti i kuzhinës, një bar për t’u freskuar me një pije, një dhomë veshjeje, një studio fotografike, një dush dhe një dhomë gjumi për vogëlushen Storm.

Pra gjithçka është e kompletuar aq mirë sa mund të ndihesh si në shtëpi!

Më poshtë ju bashkangjisim pamjet të cilat do ju lënë pa fjalë me siguri: