Quhet “zona e demilitarizimit”, por në fakt është një hapësirë që ndan Korenë e Jugut me atë të Veriut dhe është një nga zonat më të militarizuara në botë.
Fotografitë e publikuar më poshtë shfaqin dallimin përgjatë kësaj zone të gjerë prej katër kilometra, që ndryshe njihet edhe si zona e askujt, transmeton Telegrafi.
Shumë persona besojnë se pjesa e Koresë së Veriut është shumë më e rreptë sa i përket sigurisë, por në fakt është Koreja e Jugut ajo ka rregulla më strikte sa i përket vizitorëve.
Fotografi francez Eric Lafforgue është munduar ta dokumentoj situatën që mbizotëron në këtë zonë të militarizuar. /Telegrafi/