Site icon Telegrafi

Brenda vilës më të shtrenjtë në botë, e cila po shitet për 410 milionë dollarë (Foto)

Një vilë luksoze me 14 dhoma gjumi që dikur i përkiste mbretit Leopold II të Belgjikës, është nxjerrë në shitje për plot 410 milionë dollarë.

Vila Les Cedres në Saint-Jean-Cap-Ferrat të Francës, nëse arrin të shitet do të jetë shtëpia më e shtrenjtë në botë, për shkak të çmimit marramendës, transmeton Telegrafi.

Fotogaleria e publikuara më poshtë, shfaq vilën 187 vjeçare dhe luksin e saj për mbretin e Belgjikës, që me paratë e taksave të tokës në Kongo është mundësuar të ketë gjërat që vilat tjera nuk i kanë.

Disa vite më vonë ajo ishte blerë nga familja Marnier-Lapostolle në vitin 1924, 15 vite pas vdekjes së Leopoldit, familje kjo e njohur për prodhimin e alkoolit Grand Marnier.

Dhe së fundmi ajo u bë me pronar të ri, gjigantin italian Campari, ndërsa në tetor të vitit të kaluar e nxorën në shitje për një shumë marramendëse. /Telegrafi/

Exit mobile version