Telegrafi

Brenda vilës së re magjepsëse pesë milionë euroshe të John Terry

Ish-kapiteni i Anglisë dhe Chelsea, 39-vjeç, rrëmbeu pronën me shtatë dhoma gjumi të shekullit të XVIII-të këtë verë.

Terry, i cili është asistent menaxheri i Aston Villas dhe gruaja e tij, Toni, 36- vjeçe, po ndajnë në rrjetet sociale pamje të ndryshme nga shtëpia e tyre luksoze.

Sidoqoftë, këto imazhe të reja shikojnë brenda rezidencës së mrekullueshme e cila ka një kuzhinë moderne me tipare tradicionale siç janë shkallët spirale dhe punimet origjinale me tulla.

Brenda shtëpisë luksoze të John Terry

Pjesa origjinale e shtëpisë është ndërtuar në vitin 1752 dhe pjesa tjetër në shekullin e XX-të.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga John Terry

Por, janë blloku i stallave dhe tre shtëpiza në tetë hektarë që u dëshmuan se e kanë tërhequr çiftin më shumë për ta blerë këtë vilë. Ata kanë lënë mënjanë dy milionë për të “bërë” shtëpinë e bukur.

Brenda shtëpisë luksoze të John Terry

Prona në Surrey nuk është larg nga shtëpia e tyre në Cobham të cilën ata kaluan vite me radhë duke u rinovuar.

Ish- legjenda e Chelseas e do idenë e të qenurit kaq afër kurseve të golfit me pesë yje Wisley, Sunningdale, Wentëorth, St Georges Hill dhe RAC Country Club.

“John është në stafin e stërvitjes në Aston Villa dhe kështu kalon kohë larg shtëpisë, dhe Toni mund të përqëndrohet në kuajt e saj kur ai nuk është rreth”, ka thënë një burim.

Pamje të tjera nga shtëpia përrallore e çiftit Terry:

Brenda shtëpisë luksoze të John Terry
Brenda shtëpisë luksoze të John Terry
Brenda shtëpisë luksoze të John Terry
Brenda shtëpisë luksoze të John Terry

/Telegrafi/