Site icon Telegrafi

Brenda vilës së bosit të drogës e cila është shndërruar në hotel luksoz: Këtu Pablo Escobar qarkullonte miliarda dollarë (Foto/Video)

Për më shumë se 10 vite, shtëpia e “mbretit” Pablo Escobar në Tulum të Meksikës ka qëndruar e zbrazur, por biznesmeni Lio Lamc ka vendosur ta ndryshojë.

Ai ka arritur të ndërtojë një hotel luksoz më pesë yje “Casa Malca” e cila posedon 35 dhoma luksoze gjumi, që janë të dedikuara për klientët e përzgjedhur, transmeton Telegrafi.

Banorët e asaj zone thonë se Pablo Escobar, karteli i të cilit brenda një dite fitonte afro një miliardë dollarë, këtë rezidencë e kishte ndërtuar në vitet e 80-ta.

Kjo vilë gjendet shumë pranë plazhit, dhe ofron pamje të rralla që shumë njerëz ëndërrojnë t’i shijojnë. Qëndrimi për një natë në shtëpinë e Escobarit kushton rreth 450 euro.

Kurse ky hotel posedon edhe saunë nëntokësore, pishina pranë detit, fusha sportive, kurse skulpturat dhe pikturat e shtrenjta nuk mund të mos vërehen nëpër dhoma e holle të hotelit.

Shumica e pemëve dhe perimeve që serohen janë të freskëta nga kopshti i hotelit, të cilat i mbjellin banorët e asaj zone.

Lio Lamc i cili për herë të parë kishte vizituar këtë vend në vitin 2013, kurse renovimet në vitin 2012, thotë se arsyeja pse kishte vendosur të investoj pasi i dukej një veprim sfidues. /Telegrafi/

Exit mobile version