Në Britani të Madhe është filmuar momenti i çuditshëm, kur brenda një veze shumë të madhe, ka dalë edhe një tjetër më e vogël.
Në videon e postuar më poshtë, shihet teksa thyhet lëvozhga, ndërsa familjarët dëgjohet duke lëshuar zëra nga befasia, transmeton Telegrafi.
Pasi është zbrazur pjesa e brendshme, në pjatë është parë edhe një vezë tjetër, por me mbështjellës shumë më të butë.
“Askush nuk dëshironte ta hante, sepse ishte e pazakontë, andaj gruaja ime e punoi një ushqyes për flokë”, shkruan në mes të tjerash, lidhur me rastin.
Ky fenomen i rrallë, ka ndodhur edhe më parë, por se nuk është xhiruar në momentin kur është hapur. /Telegrafi/
https://youtu.be/3npOzbquOk0