Telegrafi

Brenda vezës së çokolatës gjeti një dhëmb fëmijësh (Foto)

Gruaja e njohur vetëm si Catherine nga Birmingham i Anglisë, ka qenë duke e ngrënë një vezë të çokolatës kur ka kafshuar diçka që ka menduar se është lajthi.

Mirëpo, 50-vjeçarja ka mbetur e tmerruar, kur e ka nxjerrë nga goja copëzën që nuk përtypej dhe pa se është një dhëmb fëmijësh, transmeton Telegrafi.

Dhëmbi brenda vezës së çokolatës

“Ende nuk e kam moshën që të më bien dhëmbët dhe i kam të gjitha në vend, kjo duket se i ka rënë një fëmijë të vogël”, ka thënë Catherine.

Në anën tjetër, prodhuesi ka premtuar kompensim dhe hetime se si ka ndodhur rasti i pazakontë. /Telegrafi/