Site icon Telegrafi

Brenda vendpushimit luksoz, i cili pritet të shndërrohet në një karantinë për të prekurit nga coronavirusi në Australi

Një hapësirë ku njerëzit kalojnë kohën duke luajtur golf është duke u shikuar si një karantinë e mundshme për të prekurit nga coronavirusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët kanë “shënuar” Packer Lodge, Queensland, si një njësi izolimi të përkohshëm pasi pesë persona në Australi u diagnostikuan me virusin.

Siç thuhet më tej, më shumë se 1.000 njerëz po qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre, pasi numri i vdekjeve globale tejkalon 1.000 dhe ka infektuar më shumë se 43,000.

Një deklaratë nga organizatorët shkruan: “Ne mund të konfirmojmë se Ramada Resort Kooralbyn Valley është afruar nga qeveria e Queensland javën e kaluar”.

“Packer Lodge mund të përdoret për të ndihmuar ata australianë me rrezik të ulët, të cilët kohët e fundit kanë vizituar një vend rreziku, por nuk kanë simptoma të coronavirusit, por si një masë paraprake duhet ende të izolohen për 14 ditë para se të mund të ecin të lirë në vendet publike”.

“Çdo lëvizje brenda dhe jashtë objektit do të kontrollohet rreptësishtë”.

“Ne gjithashtu mund t’i sigurojmë të gjithë se askush nuk do të dërgohet në Packer Lodge për izolim nëse nuk kemi siguri nga autoritetet shëndetësore dhe të sigurisë që të gjitha masat për të garantuar sigurinë e stafit”.

“Përndryshe, ata do të ishin dërguar menjëherë në spital”. /Telegrafi/

Exit mobile version