Koreja e Veriut sipas zyrtarëve të këtij vendi është “parajsa e socializmit”, ku qytetarë të veshura me rroba të bukura festojnë rrugëve avancimin e sistemit dhe raketave bërthamore, shkruan Washington Post.
Ky ishte një mesazh propagandistik nga Koreja e Veriut, pasi kreu testimin e bombës me hidrogjen në shtator, dhe gjatë javës së kaluar, ku lideri Kim Jong-un lansoi raketën balistike e cila raportohet se mund të arrij në çdo cep të Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.
Agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, raporton se “ahengjet” filluan kur në kryeqytetin e këtij vendi iu gëzuan lajmit se është lansuar me sukses raketa balistike, duke publikuar imazhe të qytetarëve që dukeshin të “lumtur”.
Por një pikëpamje tjetër për jetën në Korenë e Veriut e ka dokumentuar fotografi britanik, i cili u lejua të udhëtoj në bregun lindor të këtij vendi gjatë muajit të kaluar.
Ed Jones, fotograf i agjencisë France Presse, ka udhëtuar shumë në këtë vend që kur agjencia franceze në të cilën ai punon hapi zyrat e saj në Pyongyang gjatë shtatorit të vitit të kaluar.
Ai e ka gjetur një Kore tjetër nga ajo që regjimi mundohet të propagandoj përmes disa imazheve që i publikon. Ato gjithashtu tregojnë ndryshimin e madh të politikave “byungjin”, ku lideri këtij vendi i kishte premtuar qytetarëve rritje ekonomike dhe atë të armëve bërthamore në të njëjtën kohë.
Pjesë lindore e bregut nuk është as përafërsisht siç proklamohet në mediat propaganduese të këtij vendi, aty shihen se si qytetarët bëjnë një jetë të vështirë. Se për çfarë bëhet fjalë shikoni imazhet e publikuara më poshtë. /Telegrafi/