Koreja e Veriut e cila kohët e fundit ka tronditur gjithë botën duke lëshuar raketa balistike nga pjesa lindore e portit të saj Sinpo, në pjesën japoneze të detit, ka edhe një prej ushtrive më të mëdha të rajonit.
Ky ishte rasti i më i fundit i një serie testesh që po kryen Koreja e Veriut, e cila i quan ato paqësore, por fqinjët jugorë pretendojnë se ato janë pjesë e një programi të zhvillimit të armëve nukleare.
Lansimi i këtyre raketave vjen në vigjilje të takimit të presidentit kinez, Xi Jingping me atë amerikan, Trump, të cilët pritet të diskutojnë se si ti vënë fre programit të zhvillimit nuklear dhe raketave, të korean-veriorëve.
Këta të fundit e kanë të ndaluar prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që të zhvillojnë programe nukleare dhe balistike, transmeton mapo.
Në një deklaratë të ushtrisë amerikane të Komandës së Paqësorit, thuhet se raketa balistike dukej të ishte një KN-15, me rreze të mesme veprimi. Gjithashtu departamenti për mbrojtjen e hapësirave ajrore të Amerikës Veriore tha se, raketa e lëshuar nga koreanët nuk përbën aspak kërcënim për Amerikën Veriore.
Muajin e kaluar Koreja e Veriut ka lansuar 4 raketa balistike drejt pjesës japoneze të detit, në kufi me Kinën dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, e ka quajtur këtë “një fazë të re të kërcënimit”.