Dukesha e Sussexit iu bashkua Mbretëreshës në një udhëtim me tren gjatë natës për në Cheshire.
Meghan Markle, e cila po kryen udhëtimin e parë si pjesëtare mbretërore duke mos u shoqëruar prej Princir Harry që muaji maj kur kurorëzuan lidhjen e tyre dyvjeçare përmes një dasmë luksoze.
Monarkja e ka ftuar Meghanin të shoqërojë atë për një ditë dhe duke pasur parasysh distancën e largët, treni u nis dje ndërsa ka arritur këtë mëngjes në stacionin Runcorn.
Lokomotiva e trenit përbëhet nga nëntë karroca, megjithatë këto shpesh reduktohen në shtatë varësisht nga numri i njerëzve që udhëtojnë dhe Madhëria e saj thuhet se e përshkon si një nga vendet e pakta ku mund të pushojë në privatësinë e plotë.
Treni jo komercial është i ndërtuar në vitin 1977 dhe përdoret gjerësisht gjatë turneut të Jubileut të Argjendtë.
Në të vërtetë, fotografitë e brendësisë së trenit tregojnë se si tani është shumë më funksionale, në kontrast me brendësinë e pëlhurave që ajo mburrej në kulmin e saj magjepsës.
Kjo vjen pas kritikave mbi shpenzimet e trenit mbretëror, të cilat i kushtuan taksapaguesve një milion euro në vitin 2016.
Shpejtësia e trenit kur udhëton Mbretëresha Elizabeta II-të është gjithmonë më e ulët se sa zakonisht.
Në dhomën e ndenjes ka një divan me jastëkë kadifeje të punuar me duar, kolltukë dhe tavolinë të vogël ngrënie.
Tavolina mund të zgjatet për gjashtë persona ndërsa ekziston edhe një tavolinë në një cep ku Madhëria e saj punon. /Telegrafi/