Site icon Telegrafi

Brenda trenit më luksoz në botë, ku bileta një drejtimëshe kushton 10 mijë dollarë (Foto/Video)

Treni super modern “Suite Shiki-shima” i prodhuar në Japoni, së fundmi i është prezantuar qytetarëve gjatë një udhëtimit nga Tokio për në ishullin Hokaido, kurse luksin që e shijuan pasagjerët është i paparë.

Ky tren i shumëpërfolur posedon 17 dhoma gjumi për 34 pasagjerë, të cilët mund të pushojnë gjatë udhëtimit të tyre, transmeton Telegrafi.

Enterieri elegant me shtretër tejet të butë dhe me tualete me pllaka, janë vetëm disa nga gjërat që i ofron ky tren për të gjithë ata që kanë fatin të udhëtojnë me të.

I gjithë enterieri është i bazuar në detaje në arkitekturën tradicionale japoneze, por me dritare asimetrike moderne dhe me zbukurime prej druri.

Pasagjerët i pret shërbimi i shpejtë dhe preciz, kurse kamerierët, pastrueset e dhomave si dhe muzika live që performohet brenda tij, i jep epitetin e një treni unik.

Atë e ka dizajnuar Ken Okujama, dizajneri i parë jo italian i Ferrari.

Ky tren lëviz në dy mënyra, me benzinë apo përmes binarëve elektrikë. Por, për shkak se në këtë tren shijohet çdo moment dhe nuk njihet si një tren supersonik, shpejtësia e tij maksimale është vetëm 110 kilometra në orë.

Edhe pse bileta kushton rreth 10 mijë dollarë, nuk do të mund ta rezervoni edhe aq lehtë biletën për vete, pasi që të gjitha vendet janë të rezervuar deri në mars të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version