Telegrafi

Brenda stadiumit u mbollën 300 drunj, pjesë e një projekti për ngritjen e vetëdijes mbi ambientin

Stadiumet janë sinonim i zhurmës dhe tollovisë, mirëpo krejtësisht ndryshe është atmosfera në një stadium në Austri, ku si pjesë e pjesë e një projekti për ngritjen e vetëdijes mbi ambientin, ndryshimet klimatike dhe shpyllëzimit.

Klaus Littmann është artisti zviceran i këtij që ndodhet brenda Worthesee Football Stadium që ndodhet në qytetin Klagenfurt, që duket sikur një mal i dendur në përmasa të vogla, transmeton Telegrafi.

“Për malin – Atraksioni i pafund natyror” që me tetë shtator u hapë për herë të parë, është frymëzuar nga piktura distropike e realizuar nga piktori austriak Max Peinder, 30 vite më parë.

Mes 300 drunjve që u mbollën aty, ka lloje të ndryshme si plepa, shelg i bardhë, shkozë, panje fushore dhe lisa. Të mbjellit e drunjve në fushë, ofron një pamje madhështore të këtij lloj mali të dendur nga ulëset që ndodhet afër.

Në këtë mënyrë mendohet të jepet mundësi të gjithëve, që të shohin nga afër një mal dhe se sa prej tyre do mendonin ta prisnin ndonjë pemë apo të bënin diçka që e dëmton atë. /Telegrafi/