Site icon Telegrafi

Brenda stadiumit të pabesueshëm me kapacitet 30 mijë ulësesh ku sonte zbarkojnë yjet e Real Madridit

Real Madridi viziton sonte Bragën në kuadër të Ligës së Kampionëve. 14-herë fituesit do të luajnë në stadiumin Municipal për herë të parë pasi Braga bëhet klubi i 152-të që luan me Los Blancos në Evropë.

Jude Bellingham dhe Vinicius Junior do të jenë mes yjeve që pritet të dalin në stadiumin me kapacitet 30,000 ulësesh të gdhendur në anën e një mali.

Shtëpia unike e Bragës ka vetëm dy tribuna dhe një ekran të madh të vendosur në faqen e malit.

I mbiquajtur The Quarry, ai u hap në vitin 2003 dhe kushtoi një total prej 200 milionë euro për t’u ndërtuar.

Dizajni unik i tokës madje e pa atë të fitojë çmimin Pritzker në 2011, i parë si çmimi Nobel i arkitekturës.

Arkitekti Eduardo Souto de Moura tha: “Stadiumi Braga mund të jetë projekti më i vështirë që kam bërë ndonjëherë”.

“Dhe ndoshta për këtë arsye, ai që më pëlqeu më shumë. Ata kishin gjetur një truall për një stadium, në një luginë me një rrugë ujore”.

“Ata menduan se tribunat mund të ndiqnin kthesat e luginës. Unë e vizitova dhe rashë në dashuri me të”, ka thënë ai.

Braga është e vendosur në këtë stadium që nga viti 2003, duke e marrë me qira nga këshilli i qytetit për vetëm 500 euro në muaj.

Megjithatë, tani janë hapur bisedimet që klubi të blejë vendin me kushtin që të rinovohet dhe të modernizohet terreni. /Telegrafi/

Exit mobile version