Milani dhe Interi janë duke ndërtuar një stadium që padyshim do të jetë më i bukuri në Evropë.
San Siro sipas tifozëve Rossonerë apo Giuseppe Meazza sipas atyre të Nerazzurëve, do të mbetet vetëm një histori e bukur për ta.
Në stadiumin që ende qëndron në themelet e vjetra, janë zhvilluara përballje të zjarrta, aty ku kishte shumë lot gëzimi e hidhërimi.
Por, për Milanin e Interi do të fillojë një etapë e re me stadiumin që në pamjet e publikuara duket një perlë e arkitekturës moderne.
Tifozët do të kenë shumë zgjedhje brenda stadiumit që pritet të përfundojë brenda tri vitesh.
Për të ndërtuar stadiumin e ri, të dyja klubet do të shpenzojnë nga 500 mijë euro, në vlerën totale një miliard.
Në shtëpinë e re të të dyja klubeve, tifozët do të kenë mundësi që të vizitojnë muzeun e trofeve të të dyja skuadrave, të cilat do të jenë të vendosur në katin përdhese.
Stadiumi do t’i zë në total 60 mijë tifozë, derisa teknologjia e futur brenda do të jetë e fjalës së fundit.
Përkrahësit e të dyja klubeve do të kenë shansin që të shpërbehen me ushqim dhe pije para takimit të ndeshjeve, derisa stadiumi është ndërtuar nga kompania Sportium-Manica. /Telegrafi/