Site icon Telegrafi

Brenda stadiumit që kushtoi mbi 1 miliard euro e ku Jake Paul dhe Mike Tyson do të përballen 

Një stadium i jashtëzakonshëm që do të presë rikthimin e Mike Tyson në boks kundër Jake Paul, ndërsa ndërtimi i tij kushtoi mbi 1 miliard euro.

Lajmi u njoftua të enjten, ku Iron Mike do të përballet me sensacionin e internetit Paul më 20 korrik – rikthimi i parë i legjendës në ring që nga viti 2020.

Ndeshja e fundit e 57-vjeçarit Tyson, erdhi në një ndeshje ekspozuese kundër Roy Jones Jr. Në anën tjetër, The Problem Child, fitoi me një nokaut brutal në raundin e parë ndaj Ryan Bourland gjatë fundjavës në luftën e tij të fundit.

Lexo po ashtu Zyrtare: "Lufta më e madhe në histori", para 80 mijë tifozëve - Mike Tyson përballë Jake Paul

Paul ka fituar tre ndeshjet e tij të fundit që nga humbja e tij ndaj Tommy Fury shkurtin e kaluar, por tani do të përballet me një nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Dhe vendi që do të organizojë përballjen epike nuk mund të ishte më i madh apo më i mirë.

Stadiumi AT&T përshkruhet si “lokaliteti më i madh, më i avancuar teknologjikisht i argëtimit në botë”.

Është shtëpia e ekipit të NFL, Dallas Cowboys dhe ndodhet në Arlington, Teksas, ndërsa ka kapacitet prej 80 mijë ulëse.

Është një nga stadiumet që do të përdoret për Kupën e Botës FIFA 2026 dhe do të organizojë një nga gjysmëfinalet.

Për një ditë të vetme kur ka ndeshje, Stadiumi AT&T përdor më shumë energji elektrike se i gjithë vendi i Liberisë.

Dhe nuk është çudi kur mendoni se ka me HDTV-në më të madh në botë.

Vendi i jashtëzakonshëm, i cili filloi të ndërtohej në vitin 2009, përmban gjithashtu një çati lëvizëse, e cila lejon që ngjarjet të zhvillohen pa marrë parasysh motin.

Kur temperaturat të arrijnë 35°C në verë, Tyson dhe Paul mund të jenë mirënjohës, pasi meç mund të zhvillohet nën hije nga dielli i Teksasit.

Stadiumi gjithashtu mund të rikonfigurohet për të rritur kapacitetin e tij në 100,000 njerëz. Stadiumi ka 300 suita luksoze.

Po ashtu stadiumi ka dy vende për të mirë birra, madje njërën me pishinë. /Telegrafi/

Exit mobile version