Site icon Telegrafi

Brenda spitalit të braktisur, që dikur strehonte mijëra të sëmurë mendorë (Video)

Lee Rielly e ka filmuar përmes dronit spitalin e të sëmurëve mendorë, që dikur ishte më i njohuri në Britani të Madhe.

Në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni objektin gjigant që ka qenë strehë dhe vend shërimi për mijëra të sëmurë mendorë, prej vitit 1848 kur është hapur, deri më 1995 kur është mbyllur përfundimisht, transmeton Telegrafi.

Me kalimin e kohës, godinës i janë thyer dyert dhe dritaret nga plaçkitësit, të cilët kanë hyrë për të vjedhur gjërat me vlerë.

Më vonë, lagështia dhe kushtet e ndryshme klimatike kanë bërë që gjithçka që ndodhet brenda të dëmtohet rëndë. Dyshemeja e shkatërruar, shkallët pothuajse të thyera, tavanet e shembura dhe muret e vizatuara me grafite, janë gjërat kryesore që bien në sy.

Megjithëse për 150 vjet ka qenë ndër institucionet më të mira, tani që është braktisur, duket shumë dëshpërues dhe i frikshëm. /Telegrafi/

https://youtu.be/fSjfksmozzU

Exit mobile version