Eksploruesi urban Florian Seidel, ka bërë fotografitë e disa spitaleve në Japoni, që për dekada të tëra kanë mbetur të paprekura – sepse në to nuk ka hyrë njeri.
Korridore të zbrazura, salla operacioni të boshatisura, mure të zhveshura nga tapetat, shishe dhe instrumentet medicionale të shpërndara gjithandej, janë gjërat e para që bien në sy te këto imazhe, transmeton Telegrafi.
Nuk bëhen të ditura arsyet pse këto spitale janë braktisur dhe pse askush nuk i ka përdorur për një kohë kaq të gjatë.
Dosje të pacientëve të hedhura në dysheme, së bashku me një numër të madh barnash nëpër qese të madhësive të ndryshme, janë ato që kanë mbetur nëpër këto dhoma.
Në shtretërit me rrota nuk ka ndonjë pacient, kurse pishina që shërbente për ushtrime fizike ka mbetur e zbrazur dhe e mbuluar me pluhur. Ndryshku ka mbuluar shumicën e pjesëve metalike, kurse në pjesët e mureve me lagështi ka zënë myku.
Për gjashtë vite me radhë, fotografi dhe eksploruesi gjerman ka udhëtuar në mbarë Japoninë, për të kapur këto pamje të rralla të shtëpive të shëndetit. /Telegrafi/