Site icon Telegrafi

Brenda shtetit pa shtet: Aty nuk ekziston politika, kurse paraja nuk ka kurrfarë vlere – të gjithë duan ta dinë si zhvillohet jeta atje (Foto/Video)

Auroville në Indi është një “shtet” që nuk ka fe, dhe ku paraja nuk ka kurrfarë vlere. Në këtë vend madje nuk zë vend as politika e as hierarkia.

Rreth 2.490 persona nga më shumë se 50 vende të ndryshme të botës jetojnë në këtë shtet që gjendet brenda një shteti, dhe pranojnë se janë të lumtur me jetën që bëjnë, transmeton Telegrafi.

Ky vend është themeluar në vitin 1968, dhe njihet si Auroville apo “qyteti i qetë” siç njihet nga UNESCO.

Themeluesi

Versioni utopik i Auroville ka rrënjët te liderja shpirtërore Mira Alfas, e njohur si “nëna e Auroville”. Ajo fillimisht kishte vizatuar planin e parë të qytetit në vitin 1960, kur edhe e ndau qytetin në katër zona: industriale (fermat organike), kulturore (ndërtim dhe biznes),  dhe të furnizimit dhe internacional (pjesa e dedikuar për vizitorë.

Të njëjtin vit arkitekti Rodger Anger e shndërroi vizionin e saj në një plan që përbëhej nga shtëpitë spirale, ndërtesa publike, ferma dhe pyje. Prej atëherë, organizata të ndryshme filluan projektin për avancimin e Auroville në versionin origjinal.

Jeta në këtë vend

Me rrymë furnizohen falë energjisë solare, kurse banorët i ndërtojnë vet gjërat për të cilat kanë nevojë.

Por, një banor thotë se është një treg i lirë me ndikim të vogël në demokraci. Shkencëtarët, dhe ata me fakultet të përfunduar por edhe punëtorët, të gjithë punojnë së bashku.

Panelet solare i janë shitur qeverisë indiane, por gjithashtu prodhojnë dhe gjëra tjera për eksport, siç janë suvenirët për turistë.

Në vend të qeverisë, janë formuar komitetet që udhëheqin më qytetin, kurse në vend të parave përdorin “aurocard”. Sa i përket alkoolit, nuk mund të blihet brenda qytetit, kurse ndalohet qarkullimi i veturave në rrugët e këtij qyteti.

Por është interesant se si asnjë rregullore apo ligj nuk është futur në fuqi me dhunë, pasi nuk ekziston një qeveri zyrtare apo forca policore. Në vend të qeverisë, ata mbështeten tek sistemi i besimit mes banorëve.

E gjithë shoqëria këtë vend me plot mbeturina e ka shndërruar në një xhungël dhe qytet. Aty ekzistojnë edhe fermat me perime organike si dhe marketet pa çmime.

Banorët lokal fitojnë të holla, jo për vete por për qytetin. Fitojnë vetëm pak para për nevoja ditore, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, jo të gjithë mund të jenë banorë të këtij qyteti, pasi duhet t’i nënshtrohen një lloj testi që zgjat për një vit. Dhe pasi e dëshmon se është i denjë, mund t’i bashkohet këtij komuniteti.

Ligjet

Në vitin 1980, qeveria indiane përmes një ligji i ka siguruar shërbimet emergjente Auroville.

Pas vdekjes së Mira Alfas në vitin 1973, ekzistoi një mosmarrëveshje serioze midis shoqërisë dhe banorëve të qytetit sa i përket menaxhimit të përditshëm.

Por, pas vendimit të vitit 1988, ndjehej nevoja për arritjen e një marrëveshje të përhershme për menaxhimin afatgjatë të Auroville. Më vonë është miratuar akti për Auroville në parlamentin indian.

Fondacioni Auroville është një organ autonom në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit të Burimeve Njerëzore.

Ky fondacion zotëron rreth gjysmën e tokës totale të këtij vendi. Ndërsa pjesa tjetër e tokë blihet sa herë që fondet janë në dispozicion. /Telegrafi/

Exit mobile version