Telegrafi

Brenda shtëpisë verore të Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: GettyImages/Guliver/BackGrid)

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, së bashku me të fejuarin e saj, Alex Rodriguez, kanë marrë me qira një shtëpi verore në Malibu.

Deri më tani, çifti i famshëm kanë qenë të izoluar në Miami, së bashku me fëmijët e tyre, për shkak të pandemisë coronavirus, shkruan The Sun.

50-vjeçarja dhe partneri i saj kanë vendosur të rrinë në një shtëpi verore, me tri dhoma gjumi dhe pesë tualete.

(Foto: mls.com)

Rezidenca në pjesën e jashtme ka tri ballkone të ndara, nga të cilat mund të shohësh pamjen e oqeanit.

Sipas Daily Mail, dyshja ka një kohë të gjatë që kanë qenë duke shikuar arenën për të marrë një shtëpi. Gjatë këtij vikendi ata janë parë duke munduar të gjejnë destinacionin e tyre më adekuat. /Telegrafi/

(Foto: BackGrid)