Site icon Telegrafi

Brenda shtëpisë së vrasësit të sëmurë: Copa revistash “të femrave që ngjanin me ish-të dashurat e tij” (Foto/Video)

Fotot nga brenda shtëpisë së vrasësit të India Chipchase, i cili përshkruhet si një njeri me “çrregullime obsesive-kompulsive” tregojnë gjendjen e çuditshme të shtëpisë ku “fantazisti” vrau tragjikisht viktimën e tij.

Edward Tenniswood, 52 vjeç, u dënua për përdhunimin dhe vrasjen e 20-vjeçareje, e cila u fut në një taksi, pas gjetjes së saj në gjendje të dehur, jashtë një klubi nate në Northampton, Angli, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Erdogan tani sulmon Italinë!

Juria ka dëgjuar gjatë gjykimit se si Tenniswood kishte jetuar në një shtëpi që ai vetë e përshkroi si “të varfër”, dhe ku vetëm lart ishte i banueshme.

Shtëpia, e cila Tenniswood e kishte me qira për pesë vjet, doli në treg në fillim të vitit 2014, por besohet se ishte tërhequr nga shitja nga pronari i tij dy muaj më vonë.

Fotot thuhet se janë marrë nga një agjent lokal i pasurive në atë kohë, kur Tenniswood jetonte aty më pak se një vit para se ai vrau Mis Chipchase, përcjell Telegrafi.

Tenniswood kishte copa të prera të gazetave dhe revistave në kuzhinën e tij të cilat sipas tij ishin me fotografi “të femrave që ngjanin me ish-të dashurat e tij”.

Lexo po ashtu Puçi në Turqi: Një kolonel e kishte paralajmëruar, por ishte arrestuar!

Tenniswood pretendon se Mis Chipchase u kthye në shtëpinë e tij në natën kur ajo vdiq, por se ajo ka vdekur aksidentalisht gjatë seksit.

Prokuroria tha se deklarata e tij nuk ishte asgjë më shumë se një gënjeshtër dhe se Gjykata e dënoi atë për përdhunim dhe vrasje.

Në një raport thuhet se 33 dëmtime janë gjetur në trupin e saj, duke përfshirë gjakderdhje në të gjithë fytyrën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version