Site icon Telegrafi

Brenda shtëpisë së re të Juventusit të njohur si Continassa – Qendra stërvitore i ka kushtuar 100 milionë euro Zonjës së Vjetër

Kampionët italianë kanë postuar një video në profilet e tyre sociale në të cilat është e mundur të zbulohen sekretet e qendrës së trajnimit të Juventusit.

Juventus nuk po mendon vetëm për tregun, ku është afër blerjes më të madhe në histori, pasi Cristiano Ronaldo duket drejt Torinos.

Dhe një nga lajmet më të rëndësishme të këtij sezoni ka të bëjë me qendrën e trajnimit, ku CR7 dhe shokët e tij të ekipit do të stërviten te Juventusi.

Në foto mund të shihet Qendra e ‘J-Training’ ku lojtarët e Massimiliano Allegrit, e kanë inauguruar këtë mëngjes.

Tifozët mund ta shohin praktikisht falë një video të postuar nga klubi në profilin e tyre në Twitter.

Kjo ka marr emrin si ‘Continassa’ dhe Juventusit i ka kushtuar 100 milionë euro për t’u ndërtuar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version