Telegrafi

Brenda shtëpisë së re pesë milionë dollarëshe të Meg Ryan

Aktorja e popullarizuar amerikane, Meg Ryan, ka blerë një shtëpi të re super luksoze në Santa Barbara, Kaliforni.

Siç raportohet nga E!News, aktorja e “You’ve Got Mail” ka investuar në një shtëpi të re që kushton hiç më pak se 5.25 milionë dollarë apo ( 5 milionë euro).

Shtëpia ka tri dhoma gjumi, tri banjo, një portë përpara, një pishinë të mrekullueshme dhe shumë më tepër. Përveç pishinës, oborri i shtëpisë përmban një pamje të mahnitshme, e po ashtu edhe pamjet e bukura të maleve të Santa Barbara.

Shtëpia përrallore e Meg Ryan (Foto: E!News)

Prona, e cila ka 1.51 hektarë tokë, është jashtëzakonisht private, e përkryer për famën që ka tashmë Ryan.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Meg Ryan

Brenda, kuzhina po ashtu është mjaft e veçantë dhe ka hapësirë për çdo gjë që i nevojitetet 58-vjeçares.

Gjithashtu, dekorimet dhe ngjyrat brenda shtëpisë janë më të lehta dhe gjithçka anon më shumë kah ngjyra e bardhë.

Shtëpia përrallore e Meg Ryan (Foto: E!News)

Meg Ryan (e lindur si Margaret Mary Emily Hyra; 19 nëntor 1961) është një aktore dhe producente amerikane.

Ryan filloi karrierën e saj të aktrimit në 1981, më pas, ajo filloi të shfaqej në role mbështetëse në filma gjatë mesit të viteve 1980 si Top Gun, duke arritur njohjen në filma të pavarur si Promised Land (1987) para shfaqjes së saj në komedinë romantike të drejtuar nga Rob Reiner When Harry Met Sally… (1989) që solli vëmendjen e saj të gjerë dhe nominimin e parë në Golden Globe. /Telegrafi/

Shtëpia përrallore e Meg Ryan (Foto: E!News)

 

Shtëpia përrallore e Meg Ryan (Foto: E!News)

 

Shtëpia përrallore e Meg Ryan (Foto: E!News)

 

Shtëpia përrallore e Meg Ryan (Foto: E!News)