Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli jo pak herë është bërë temë e medieve rozë.
Megjithatë përkundër faktit që ai është një nga biznesmenët më diskretë, nuk ka refuzuar që së fundmi t’i hapë dyert e shtëpisë së tij emisionit “Jo vetëm modë”, të prezantuar nga bukuroshja Floriana Garo në TV Klan.
Kjo e fundit bashkë me kamerat e televizionit u gjendën brenda shtëpisë përrallore të Pacollit, i cili edhe foli gjatë në një intervistë lidhur me karrierën e tij.
Një shtëpi ku luksi, rehatia dhe ekstravaganca nuk mungojnë, janë pamjet që kreu i AKR-së ofroi për “Jo Vetëm Modë”. /Telegrafi/