Site icon Telegrafi

Brenda shtëpisë me kulm të mbuluar me barë, ku dyshohet se Putini i kalon pushimet (Foto)

Vladimir Putin besohet se është pronari i këtij kompleksi gjigant, që fshihet thellë në malet e pjesës jugore të Rusisë.

Shtëpia e veçantë e ka kulmin e mbuluar nga bari, në mënyrë që presidenti të mos diktohet nga spiunët perëndimor, transmeton Telegrafi.

Derisa në pjesën e prapme është mali i dendur me drunj, përpara ndodhet liqeni, kurse anash helipadi.

Pjesa e brendshme e shtëpisë ka një arkitekturë unike të stilit skandinav, derisa mobiliet kanë kualitet të lartë.

Në këtë vendqëndrim sekret që ndodhet në Karelia, Putini është parë duke i kaluar pushimet gjatë muajit korrik.

Këto pretendime i ka bërë televizioni i pavarur rus Rain Tv, duke u bazuar në një burim të sigurt. /Telegrafi/

Exit mobile version