Telegrafi

Brenda rrjetit të tuneleve nënujore në Ishujt Faroe, aty ku pika më e ulët është në 187 metra thellësi

Ishujt Faroe pritet të hapin rrethrrotullimin nënujor pas më shumë se tri viteve ndërtim, shkruan BBC.

Tuneli nënujor lidh ishujt Streymoy dhe Eysturoy në rrjetin prej 11 kilometra. Ky rrjet është paraparë të hapet më 19 dhjetor, transmeton Telegrafi.

Rrjeti i tunelit do të jetë një ndihmesë për banorët e atjeshëm, duke ua shkurtuar udhëtimin nga kryeqyteti Torshavn drejt Runavik, një orë e 14 minuta sa ishte më parë në vetëm 16 minuta.

Pika më e ulët e rrjetit të tunelit është në 187 metra thellësi në det. E për t’u siguruar që tuneli nuk do të jetë ndonjë rrezik për qytetarët, inxhinierët e kompanisë ndërtuese kanë thënë se është menduar çdo detaj dhe ka siguruar të gjithë që mund të ndjehen të sigurtë në të.

Madje një test i shërbimeve emergjente do të demonstrohet më 17 dhjetor, shkruajnë mediat e atjeshme. E rrethrrotullimi në mes të rrjetit do të përmbajë vepra të ndryshme të artit të punuara nga artisti lokal Trondur Paturrson. Ai ka bërë një lloj gërshetimit mes skulpturave dhe efekteve të dritave.

Ata që do të përdorin tunelet do të jenë të obliguar të paguajnë një taksë rrugore, e Local.fo raporton se pasagjerët do të paguajnë nga 75 kruna daneze për një drejtim. /Telegrafi/