U raportua ditë më parë se këngëtarja e famshme, Rihanna, kishte prej gati një viti që po jetonte në Londër në fshehtësi.
Tani thuhet se ajo po e lëshon rezidencën e saj me qira në vlerën prej 16 mijë dollarë në javë.
Super ylli zbuloi pa dashje në një nga intervistat e fundit për jetesën e saj njëvjeçare në Mbretërinë e Bashkuar.
MailOnline ka sjell së fundmi imazhet mahnitëse të rezidencës luksoze, të cilën ajo tashmë po e lëshon me qira.
Bëhet fjalë për një objekt me shtatë dhoma gjumi, dhe shumë hapësira rekrative.
Rezidenca gjithashtu ka një palestër, kopsht mahnitës dhe enterier me dizajn modern. /Telegrafi/