Site icon Telegrafi

Brenda rezidencës mbi 4 milionë dollarëshe, ku askush nuk ka jetuar që nga viti 1895 (Foto)

Një rezidencë e mahnitshme në lindje të Londrës, në të cilën askush nuk ka banuar që nga viti 1895 ka goditur në treg duke u shitur për hiq më pak se rreth 4,3 milionë dollarë.

Malplaquet House, e përshkruar si një nga “pallatet e harruara” të kryeqytetit britanik, përcjell Telegrafi, ishte ndërtuar në vitin 1741 nga arkitekti Thomas Andrews dhe më vonë shërbeu si shtëpia e njeriut që prodhonte birra, Harry Charrington para se të ndahej në banesa në mesin e shekullit të 19-të.

Lexo po ashtu Babai ka 122 miliardë pasuri, por djali i tij nuk dëshiron të jetë trashëgimtar i perandorisë së tij! (Foto)

E që nga viti 1895, prona është përdorur për qëllime të ruajtjes së gjërave dhe askush nuk ka jetuar atje për më shumë se një shekull.

Shtëpia e listuar si e klasës II është restauruar së fundmi dhe kushdo që e blen atë do të trashëgojë një nga ndërtesat më mahnitëse dhe atmosferike në qytet.

Disa nga mobiljet dhe detaje tjera janë shtuar shumë kohët e fundit, përcjell Telegrafi, por tiparet kryesore datojnë që nga shekulli 18-të.

Hidhni një sy brenda njërës nga mrekullitë e fshehura të Londrës. /Telegrafi/

Exit mobile version