Telegrafi

Brenda rezidencës luksoze që Nasri e shiti për 6.65 milionë euro (Foto)

Tashmë kemi raportuar se Samir Nasri do të largohet nga Manchester City, ndërsa francezi e ka shitur shtëpinë e tij në Cheshire në vlerë prej 5.75 milionë funtesh (6.65 milionë euro).

Ende nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën futbollisti, i cili aktualisht është i huazuar në Spanjë te Sevilla.

Lexo po ashtu Nasri do të largohet nga City, por nuk do të qëndrojë te Sevilla

Sidoqoftë, ai e ka shituar rezidencën luksoze, e cila mes tjerash posedon tetë dhoma gjumi, një bodrum vere, kinema, palestër, sauna, xhakuzi, pesë banja, kuzhinë e hapur, dhomë për lojë dhe shumëçka tjetër.

Shtëpia ka qenë në shitje qe një vit, ndërsa Nasri e kishte dhënë me qira derisa të gjendet një blerës, i cili tash është gjetur.

Ndryshe, francezi ka kontratë me klubin anglez deri në verën 2019, ndërsa pritet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e tij. /Telegrafi/