Telegrafi

Brenda rezidencës 6.75 milionë dollarë në Montevito, ku u Ariana Grande u martua me Dalton Gomez

Ariana Grande së bashku me Dalton Gomez kanë vendosur që të kurorëzojnë dashurinë me martesë.

27-vjeçarja ka lënë të shokuar fansat, pasi askush deri më tani nuk e ka pritur një martesë mes dyshes, shkruan Daily Mail.

Mediat ndërkombëtare deri më tani kanë raportuar për çiftin, duke përmendur se janë martuar me një ceremoni private.

Foto: Daily Mail

Ndërkohë janë sjell edhe pamje nga vendi i organizimit, që ishte mbajtur në një rezidencë, vlera e së cilës arrin 6.75 milionë dollarë.

E njëjta është e tipit të viteve të ’70, derisa afër saj është edhe shtëpia e prezantueses së njohur, Ellen DeGeneres.

Foto: Daily Mail

Ani pse vendi më parë ka qenë në rinovim, ende ka efektive palestrën dhe vendin për tre makina.

Vlen të theksohet se Ariana dhe Dalton bënë lidhjen publike në vitin 2020, përmes një klipi të këngës së artistes. /Telegrafi/

Foto: Daily Mail