Brooklyn Beckham dhe e fejuara e tij Nicola Peltz janë shpërngulur në një rezidencë mjaft luksoze.
E njëjta sipas raportimeve kushton rreh 10.5 milionë dollarë dhe gjendet në Kalifroni, shkruan Daily Mail.
Prona e pabesueshme vjen me pamje mbresëlënëse dhe mburret me një mori karakteristikash tipike të shtëpive në zonën e pasura.
Ajo përfshinë një dhomë private të yogës, palestër, sauna, dhomë me avull.
Brooklyn, i cili shpesh ndan imazhet e veta në mediat sociale duke punuar, do të jetë i sigurt për të përdorur objektet në shtëpinë e tij të re.
Sipas TMZ, çifti ishin aq të etur për të marrë në dorë çelësat e pronës sa që ata paguanin një milion dollarë mbi çmimin e kërkuar.
Shtëpia me pesë dhoma gjumi është e mbuluar po ashtu me dritare të mëdha prej xhami, e cila lejon drita natyrore në dhoma. /Telegrafi/