Telegrafi

Brenda qytetit-bordello, ku prostituohen edhe fëmijët! (Foto)

90 kilometra larg kryeqytetit Daka shtrihet qyteti Tangial, i njohur ndryshe si qyteti-bordello.

Kandapara, lagjia më e madhe dhe famëkeqe e këtij qyteti është me drita të kuqe.

Aty prostituohen qindra të reja pas legalizimit në vitin 2000 të bordellove.

Drogë, seks dhe sëmundje. Kjo është lagjia më e rrezikshme në vend.

Aty me ligj duhet të punojnë vetëm femra nga mosha 18 deri në 55 vjeç, por realiteti është krejt ndryshe.

Më shumë se çereku i prostitutave janë të mitura.

Shpesh ato ngelen edhe shtatzëna pas dhunimit nga klientët që nuk duan të përdorin kondomë.

Fotot e mëposhtme tregojnë jetën e vështirë dhe të ndyrë të punonjëseve të seksit.

“Jam lindur këtu dhe punoj si prostitutë prej 7 vjetësh”, thotë një vajzë 22-vjeçare, transmeton tema.

Në krah të saj qëndron e ëma, prostitutë e vjetër, e cila nuk shqetësohet as kur e bija pohon se konsumon drogë.