Telegrafi

Brenda piramidave: Këto pamje vijnë falë skanimeve me laser dhe grimcave të hapësirës (Foto/Video)

Piramidat egjiptiane janë të mbushura plot me mistere. Por çfarë ka në të vërtetë brenda një piramide?

Imazhet e para 3D të krijuara duke përdorur grimcat kozmike tregojnë tunelet e fshehta brenda strukturave misterioze.

Piramidat e Egjiptit i kanë mbajtur sekretet e tyre për më shumë se 4500 vjet, shkruan Mail Online.

Tani, egjiptianët dhe ekspertët e huaj kanë filluar të depërtojnë në brendësi të tyre me ndihmën e grimcave të hapësirës, përcjell javanews.

Ekipi i studiuesve është duke përdorur rrezet kozmike për të krijuar hartat që tregojnë strukturat e brendshme të këtyre mrekullive të antikitetit dhe thotë se ka disa surpriza.

Javën e kaluar, arkeologët publikuan rezultatet e para të punës së tyre duke përfshirë piramidën bent, 25 milje në jug të Kairos.

Radhën e ka tani një tjetër piramidë shumë e përfolur, ajo e Keopsit.