Telegrafi

Brenda peshkut gjetën një tjetër me madhësi gati të njëjtë (Video)

Peshkatarët kanë zënë në bregdetin e Nova Scotia të Kanadasë, një peshk i cili sapo kishte përpirë një tjetër të madhësisë gati të njëjtë.

Ma anë të darëve ia kanë dalë t’ia nxjerrin prenë, megjithëse ishte mjaftë e vështirë, transmeton Telegrafi.

“Si ka mundësi që ra në karremin tonë, kur ishte kaq i ngopur”, ka thënë njëri prej peshkatarëve lidhur me rastin.

Filmimi ka qarkulluar në internet, për faktin se si ka mundur ta përpinte gjithë atë peshk, si dhe formën e tretjes. /Telegrafi/