Site icon Telegrafi

Brenda palestrës së re një miliard dollarëshe të Golden Statet: Nga ekrani tremijë metra katror deri tek çmimi i biletave miliona dollarëshe

Golden State Warriors kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre të re, Chase Centerin prej 1 miliard dollarësh në San Francisko, ku ata janë zhvendosur dhe do të luajnë prej sezonit të ardhshëm pasi që në në 48 vjetët e fundit kanë luajtur në Oakland.

Fotografitë dhe pamjet turistike në media duken fantastike, me semaforin e madh të varur pothuajse tremijë metra katror ekran, më të madhin në ligën NBA.

Edhe pse është më pak se 25 kilometra larg palestrës së vjetër, Oracle Arena, salla e re është një botë krejt e re e krijuar për klientelën e pasur të vendit që deri më tani ka bërë një nga atmosferat më të mira në ligën elitare amerikane të basketbollit.

Salla përmban 23 bare, 552 shpërndarës pije, 1111 televizorë dhe një ekran 950 metra katrorë në hapësirën e gjerë para sallës dhe ka kapacitet prej 18 mijë ulësesh.

Për klientelën ekzistojnë 32 pako biletash vjetore që kushtojnë deri dy milionë dollarë që përfshijnë ulëse në dyshemenë e parketit, verëra, alkool, ushqim si dhe një kamerier personal. Vetëm dy të tilla raportohet se nuk janë shitur.

Biletat e tjera nuk janë për xhepin e të gjithëve. Për shembull, për ndeshjen e parë të sezonit kundër një rivali jo të fortë, Phoenix Suns, biletat më të lira që kanë mbetur pa shit, në majën e sallës, kushtojnë 79 dollarë.

“Luftëtarët” kanë frikë në mënyrë të arsyeshme që audienca e tyre e re nuk do të jetë në gjendje të krijojë një atmosferë të tillë të zhurmshme si Oracle, kështu që salla e re është krijuar me akustikë optimale.

Klubi kështu hyn në një epokë të re në një sallë të re në qytetin e ri pas pesë finaleve radhazi dhe tre tituj të kampionit. Me largimin e Kevin Durantit dhe dëmtimin e Klay Thompsonin, nuk pritet që Warriors t’i përsërisin sukseset e gjashtin viteve radhazi, por kanë mundur ta ndalin largimin e Stephen Curryt dhe Draymond Greenit. /Telegrafi/

Exit mobile version