Ajo ka qenë duke punuar në një projekt të ri muzikor prej disa kohësh.
Fjala është për këngëtaren Anxhelina Hadërgjonaj, e cila brenda pak ditësh pritet të sjell këngën e re.
E njëjta së fundmi përmes rrjeteve sociale ka publikuar disa fotografi nga prapaskenat e klipit, të cilin të plotë mund ta shihni pasnesër (e premte).
“No drama, 29 janar”, ka shkruar në postimin e ndarë në Instagram – aty ku ndiqet nga mbi 200 mijë njerëz.
Komentet krahas fotografive kanë qenë të shumta, ndërsa shumë prej fansave mezi presin ta shohin videoklipin.
“No Drama” vjen pas “Precious”, me të cilën e bëri rikthimin në skenë pas nëntë vitesh.
Projekti, i realizuar për tregun ndërkombëtar, për një muaj mblodhi mijëra klikime. /Telegrafi/