Site icon Telegrafi

Brenda pabit më të vogël në Britani që menaxhohet nga një 98-vjeçare, aty shërbehet vetëm një lloj i birrës (Foto)

Këto fotografi tregojnë më së miri për pabin më të vogël në Britani, që menaxhohet nga një pensioniste.

Pabi Luppitt Inn menaxhohet nga Mary Wright, 98-vjeçe, e cila vazhdon ta kryej punën e kamerieres, banakieres dhe pastrueses edhe pse në moshë të shtyrë, transmeton Telegrafi.

Ajo e hap lokalin në Devon tre herë në javë nga e enjtja e deri të premten, e edhe përkundër faktit që nuk ka muzikë, ky vend është bërë “destinacioni” i preferuar i banorëve të zonës.

Aty servohet vetëm një lloj i birrës që ajo e ka emëruar si Otter-Bitter, të cilën e preferojnë shumë klientët, kurse pronarja thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet duke punuar. /Telegrafi/

Exit mobile version