Telegrafi

Brenda një jave diplomohet në një shkollë të mesme dhe në kolegj, njihuni me 12-vjeçarin nga Karolina e Veriut

Një djalë 12-vjeç nga Karolina e Veriut, kishte shfrytëzuar në maksimum kohën e izolimit të pandemisë së coronavirusit, për të ndjekur mësimet shtesë.

Tani, një vit më vonë, Mike Wimmer nga Salisbury – po bëhet gati të diplomojë në një shkollë të mesme dhe në një kolegj, dhe atë brenda një jave, transmeton Telegrafi.

Wimmer ka përfunduar me sukses katër vitet e shkollimit brenda një viti dhe për një universitet. Ai do të diplomojë në kolegjin Rowan-Cabarrus më 21 maj dhe më 28 do të marrë edhe një diplomë nga shkolla e mesme Concord Academy.

Raste të tilla nuk janë të rralla kur të ri në moshë diplomojnë në shkolla apo universitete të ndryshme, siç ishte rasti edhe i një pakistaneze e cila vetëm si 4-vjeçare u certifikua nga Microsoft. /Telegrafi/