Site icon Telegrafi

Brenda një dite u vranë tre të rinj në Londër, njërin e qëlluan derisa po ia vidhnin orën e shtrenjtë

Mohammed bin Abdullah Al Araimi nga Omani, është një prej tri viktimave që mbeti i vdekur dje në Londër pasi u qëllua me thikë në shpinë.

Studenti 26-vjeçar, po përpiqej t’ju largohej plaçkitësve, që tentonin t’ia vidhnin orën e shtrenjtë të dorës, por nuk ia doli të largohej, transmeton Telegrafi.

Ai ishte në mesin e tre viktimave në të 20-at, që u vranë brenda një dite në rrugët e kryeqytetit anglez, për qëllime të ulëta.

Araimi që u qëllua, për t’ia marrë orën

Forcat e rendit kanë thënë se vrasjet nuk janë të ndërlidhura, derisa janë duke bërë hetime për atë se kush mund t’i ketë kryer.

Që të tria kanë ndodhur në qendra ku kalojnë shumë njerëz, afër objekteve me kamera sigurie, andaj besohet se mund të gjenden kryerësit e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version