Telegrafi

Brenda një dite policia shqipton 4263 gjoba për shkelësit e masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë ka vazhduar me inspektimin nëpër tërë territorin e Kosovës, për të parë se sa po respektohen masat antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria.

Në kuadër të këtij inspektimi, policia nuk ka kursyer ata qytetarë të cilët kanë shkelur masat për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 4263 gjoba në bazë të ligjit COVID-19. Duke marrë parasysh që shumica e këtyre gjobave janë shqiptuar për mos mbajtje të maskës, ku dënimi sipas ligjit për mos mbajtje të maskës është 35 euro.

Nga kjo i bie që brenda 24 orëve, Policia e Kosovës ka mbushur arkën e shtetit me plot 149 mijë e 205 euro. /Telegrafi/