India raportoi 92 mijë raste të reja nga coronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 5.4 milionë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi konfirmoi rritjen më të lartë ditore që nga fillimi i muajit gusht.
India njëherësh është vendi i dytë në botë me më së shumti të infektuar, pas SHBA-së e cila ka regjistruar deri më tani 6.7 milionë të prekur.
Bëhet e ditur se 1,113 njerëz vdiqën si pasojë e COVID-19 brenda 24 orëve të fundit, duke e çuar shifrën e përgjithshme të viktimave në 86 mijë.
Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i të prekurve globalisht nga coronavirusi u rrit në mbi 31 milionë. /Telegrafi/