Site icon Telegrafi

Brenda ndejës së beqarisë të Mesut Ozil dhe Amine Gulse, çifti festuan me motive tradicionale turke natën para martesës

Futbollisti i famshëm, Mesut Ozil dhe nusja e mrekullueshme Amine Gulse, festuan martesën e tyre të afërt me një ndejë të shkëlqyeshme para dasmës, në Stamboll.

Ylli i Arsenalit dhe bukuroshja zeshkane ndanë me fansat në rrjetet sociale momente nga nata e tyre e fundit e beqarisë në kryeqytetin turk, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.

Ozil, 30 vjeç, mund të shihet teksa vallëzon plot ritëm, ndërsa Amina, e cila është lindur dhe rritur në Suedi, dukej mahnitëse teksa mbante në kokë një kurorë sulltaneshash.

Çifti i lumtur po festonin “natën e këna”, një pjesë tradicionale e ceremonisë së dasmës që ndodh një ditë para ditës së madhe.

Më parë këtë javë, Amine u pa duke gëzuar ditët e saj të fundit të beqarisë në një jaht luksoz me familjen dhe miqtë e saj të ngushtë.

Mbrëmja e së enjtes ishte më formale, me dhjetëra mysafirë të pranishëm, me njerëz të të gjitha moshave që vallëzuan dhe u argëtuan pa masë.

Çifti i lumtur, dasma e të cilëve është sot (e premte), njoftuan do t’i dërgojnë paratë e martesës së tyre për bamirësi.

Duke punuar për bamirësi me organizatën humanitare “BigShoe”, Ozil do të paguajë për operacionet që ndryshojnë jetën e fëmijëve të sëmurë.

“Shumë tifozë, të afërm dhe miq të mi më kanë pyetur për dëshirat tona për dasmën e së nesërmes. Si një futbollist profesionist jam në një pozitë fatlume dhe të privilegjuar”, ka thënë futbollisti turk.

“Megjithatë, ftoj të gjithë ata që janë të gatshëm dhe në gjendje të ndihmojnë për të mbështetur një projekt shumë të veçantë që ne do të ndërmarrim me BigShoe”.

“Amine dhe unë do të paguajmë shpenzimet për operacionet e 1000 fëmijëve në nevojë. Do të isha i lumtur nëse përveç kësaj, do të bëhet edhe shumë më tepër trajtime në të gjithë botën”, ka shkruar Ozil në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version